Rruga bosh, e rruga shkretë,Ku janë njerzit, turqit ku janë?Në Stamboll shkon dhe baret,Një Helenë, nga një Albanë...

Hapi i ëmbël bën muzikë,Trupi një kërcell me ngjyra.Turqit fshihen se kanë frikë,Çfar qëndisje bën natyra...

Po ku janë dhe pashallarët,Sulltanët të gjithë ku janë?Ti u vrave të gjithë ushtarët,Me bukurinë,me tënden famë...

Rrugët bosh Stambolli bosh,Ti, fllad dhe dielli mes resh...Ata fshihen,kurrë sdo të kuptosh,Në rrugë shkon një mbretëreshë..

Skëndërbeu luftoi për tokat,Për një luftë robërie.Ti sot po u pret kokat,Me një shpatë bukurie..