Hija e trupit më përndjek...Kur dielli ka çastin e përndritjes,Shpresa qesh nën buzën e vrarë,Në dridhje kënaqësish të pajetuara...Vështrimet si shigjeta të mprehta,Thyejnë shkëlqimin në sytë e mi.
Në rrugë një zonjë e bukur,Puthte me dashuri qenin e saj...Afshi kundërmoj ajrin përreth...Rruga zhvesh krahët e kthesës,Unë var në degë të vështrimeve,Përçmimin e njeriut bosh në shpirt.
Sytë dajtorë(Variant)
Me sytëhedhur malit të Dajtit,kundroj dremitje të qetuar…Pudërlehtë i mbuluarembëlsi dehëse të hedh’…
Pemët mantelbardhëtejmiqesohen me zogjtë,nën tinguj cicërimorëritmin melodiëmbëlkëngërojnë…
Hapësira qiellësore tenduardritimin e saj tinëzisht,Diell laguri prej rrezatimitshtrirë në imagjinatën e ngrohtëpaqësisht…
Oh, borëbardha shpirtinlutem të ma shkrijë;trishtin e veluar syve të mi,në besim ta kthejënë ardhmërinëtime të menduar…




