Mbi gjurmët e tua shkel, të mas kohëndhe njërën mbi tjetrën vendosminuta të tëra, që shkojnë, formojnë orën.

Sa kohë të duhet, pranë meje të vish,të t' puth lehtë, mbi hapat e zemrës.

Një lule pjeshke,do vizatojnë harkun e buzëve të tuadhe shpirti yt do buzëqeshë...Ti ëmbël do thuash, Të dua!

Do të shkrij, buzëqeshjet e mia.Në hyrjen e dritës,mes pemëve krahëhapur.Në siluetën e tymit, të zjarrit që përshkoj,nxehtësinë, e mbaj të fshehur.

Të lutem mendohu, mos thuaj, Jo!Se fletët që digjen, shpirtin po më grisin.Të pres me endje deri natën vonë,me përkëdhelje të nxehta, të mbuloj, të gjithin.

Pranë portës time, ndaluan gjurmët.E heshtur, plot dridhma, të pres.Fërfërijnë kokrrat e rërës,nën këmbët e zemrës, i ndjej.

Eja, i dashur, të më thuash, Të dua!Si magji, të tërën, ta shumoj me erën,parfumin e trupit tënd, shpërnda për mua.Të dua, më thuaj, Të dua!

...............................