Më erdhi kristal me hapa të lehtë,Prajshëm, ëmbël, zemrën ma lëkundiSi dikur nëna në djep, fëmijë më përkundi.
Me ngjyra ylberi m'i arnoi brengat,Zemrën e mistershme ma dha në grusht,E më mbolli në shpirt ëmbëlsinë e fjalës.
Lulëzoi e para mes trëndafilash,Aromën e lumturisë ma vari në zemër,Më ndolli në shpirt zë kanarinash.
Prishtina hapi portën madhështore,Mbrëmja puhizë shpirtin ma ledhatoi...Poezia rend si foshnjë e sapolindur,Buzëqeshje shiu, rreze hëne më sodit....Ajo mbrëmje në Prishtinë...Nuk e di....Ndriçonin llambat e neonit më shumë,Apo unë në brendësi...?!




