Kombinim jo i zakonshëmBrisk-shpatë…
Shpatë,për të hapur vrimën.Brisk për të depërtuar në të
Shpatë e mprehtë sa shpirtmadhësia.Brisk i pastër si artdashuria
Shpatë me ar e mbuluarBrisk prej argjendi ndërtuar.
Shpatë me dekada në jetë, udhëtarëBrisk këmbët tash ka nisur të marrë
Shpatë një pedagog i mrekulluarBrisk një nxënës i përkushtuar
Shpatë një burrë ‘’i hollë’’…Brisk një vashëz e njomë
Shpatë-brisk,BRISK-SHPATËUdhëtarë liridashës,Nisur drejt një rruge të artë!KËNGA E ZEMRËS
Kaltërsinë e qiellit,Ia vesha trupitKëmishë nate,
Etjes i fala gurgullimën e përrenjëve...Zjarrminë e diellit mbollaGjymtyrëve të ngrira,Qafore vara yjëzit e bukur...
Vesën e mëngjesit zgjodha,Vaskë për trupin tim...Kaçurrelit i lidha lulet pranverore,E gjethet e pemëve zbukuruese,
Hënës ia vodha dritën,Për hijeshi të fytyrës.Shpirtin ushqeva me zë bilbili,Këngë e zemrës sime.
Ti dhe poezia jote,Melodi e dashurisë.Drithërimat e shpirtit,Tinguj të përjetësisë.....




