S'dua të mbetëm pjesë e pasqyrës së thyer,Me qelqin e njollosur që koha e gërryen,Dua xhama të fiksuar, të bronzta korniza,Dhe pjesë të thesarit të psalmuar si shtiza.

S'dua çelës para portës së madhe të shpirtit,Thirrja e saj është më e fort’ se loja e prillit,E cytur nga besimi në formulen e shenjtë,Dashurinë e entimemuar e kërkoj të denjë.

Si t'i gjejmë ngjyrat vezulluese të shpirtSidomos atë blunë e kthjellët si ndritë,Q; dielli të shikojë nga lart pa bërë naze,T'u hedhë trupave tanë një dritë parajse?