Jam një femër, njeri si gjithë të tjerët,Kam ndjenja, shpirt, kam edhe zëmër,Bie von në gjumë, dhe ngrihem herët,Shkronjat kam nënkrese për ëndërr.
Pastaj marr laps, bllok dhe thur këngë,Derdh ndjenjën e manushaqtë në letra.Herë tingull-ëmbël, herë tingull-rëndë,Gufallë e ngrohtë të jehoj nëpër vepra...
Vitet rrjedhin, shkojnë nëpër shtigje,Nëpër gjelbërime mbushur nga blerimi.Kënga ime futet në lugina dhe brigje,Nota këngëzimi dhe prej mallëngjimi.
Me penë sa të jetë gjallë,lufton poeti,Të hedhi në kartë mbresa e kërkesa,Vargjet ngjyen nga shpresa që i mbetiMëngjeseve trendafil, mbuluar nga vesa...
Me vargje u flas mes ëndrrave të zhveshura,Pres në jetë t’i bëjë realitet, t’i lexoni në vepra.




