Shpërndahen pa fund nota muzikore,Vibrojnë në ajër thirrjet kohërente.Hija ime e zhytur në ngjyrë engjëllore,Përhidhet me valle-lëvizje violente.
Ndjesi si e një këmishe të re në lëkurë,Flakët si dritë vere ringjallen si puhizera.Dritë-dielli e fllad-fresku prekin timin nur,Në extremin e pastër të jetës u ngërtheva.
Portëzat të hapura përballë portës kryesore,Zgjohen gjethet e reja nga puhiza pranverore.




