Nënë Gji - lan * (Gjilan)
-Dardanisë – baladë -
Ish një nënë e ish një motër,Shpirtin lumë, flokët ar...Rendte në shtëpi e votërNëna e mbretit Longar.*
Kush se di do ta mësojëHistorinë e saj të lashtë...Nëpër shekuj gojë më gojëÇ’kish në shpirt e nxirrte jashtë.
Nën Gjilania me dhjetë djemMe dhjetë trima kordhëtarë...Nëpër natë gjumë nuk flen,Xixëllonjë në bjeshkë dhe arë...
Nëpër fushën e Vitisë*Nëpër lumin e Ibarit,*Djalit seç i jepte sisëDhe blerimin e livadhit.
Nëpër rrjedhen e Moravës*Në Malishevën luginë,Rrëmbente sytë e valësDhe me të e lante gjinë.
Lante gjinë mbushur qumështKthehej dhe i jepte djalit.Pas të ndiqte veç lirinëNëpër gjurmë të vetë kalit.
Hapi saj i madh, i gjatë,Një në breg, një në lëndinë...Nëpër gjelbërim dhe flakëNdiqte,shkruante historinë.
Nëna ecte, nëna rendteDjali i etur pinte sisë,Nëna ecte për të gjeturVetë heronjtë e lirisë.
Sisa rridhte dhe pikonteHapi shkelte nëpër shpate,Këtu ngrysej, atje agonte,Hëna fshehur pas lofate.
Qumshti binte në një arë,Bëhej pemë, pishë, lis,Sisë e saj mijra luftëtarëKishte mbjellë plis më plis.
Nëpër Agtos* djali pinte ( lume)Sisën tënde larë me ar,Nëna vraponte, të vinte,Dhe të lindte prapë djalë...
Prapë djalë e prapë trim,Sisë e saj me hënë larë,Dardania për luftimDonte djem për shpatë dhe arë.
Sisën lante në një lumëNë burim me ujë të lehtë,Dhe me miell bënte brumëBukë Dardane veç për djemtë.
Dhe pas nënës mijra graNxirnin sisët, gjokset lanin,Plot me endërra të mëdhaNdiqnin pas nënë Gji - lanin.
Vitet iknin, sisët rridhninNëpër troje, nëpër malet,Arat, fushat rreth i mblidhninQë të shtonin luftëtarët.
Gjithë burimet rreth GjilanitMalishevës dhe Budigës,*Është qumshti i nënë GjilanitMbushur me mushtin e stinës.
Në kto sisë, në kto trojePiu sisë Idriz Seferi,* ( hero)Pati shtroje e mbulojeQë e ruanin nga terri.
Sisë e bukur, kodër hënë,Ku piu dhe Kadri Zeka,* ( hero)Me dashurinë që jep çdo nënëPër liri ka vlerë deka!
Sisë e nënës – manushaqe,Me aromë, si sumbull vese,Shuan hakmarrje dhe gjaqe,Fal të bukurat mëngjese.
Sisë e nënës, sisë e motrës,Që rrjedh, vjen prej historisë,Ka brënda peshën e votrësDhe lindjen e dashurisë...
Pse trokite sot në portë,Nënë Gji-lane, ç’tu kujtua,Qumshtin tënd nëpër aortëE kanë gjithë vajzat e tua.
Gjithë motrat, gjithë nënat,Legjendën tënde e dinë,Ndaj nxjerrin sisën si hënaDhe mëkojnë historinë...
Gjakun edhe qumshtin tuajMarrin brezave ua çojnë...Dëshirën të mos e shuajDhe lirinë ta tashëgojnë...
Nënë Gjilane, nënë DardaneTrima tunde nëpër djepa...Era fryn dhe asaj aneHistori këndon në shkrepa...
Sisa jote e argjëndtëLarë me blerim t’Vitisë...Mbeti legjendë dhe këngëNë muze të historisë...




