Nga cila lëndinë linde dhe u rrite,Nga cila orbitë, a nga hëna zbrite?..
Nga cilat kalldrëme,shputa jote shkeli,Mbi lule, mbi gjethe aroma të ngeli?...
Ku i gjete ngjyrat, dhe flatrat ku i gjete,Që shkon fluturuar pulbardhë mbi dete?Këmishën si dallgë, e hapin si muzikë,Bukurinë perëndia ta dhurojë si prikë?
Mes arës së rrallë, kush të mbolli vallë,Të bëri një hirushe, të legjendës prrallë?
Dhe lulet dhe pemët,prapa kokën kthejnë,Atë që e shikojnë, nuk munden ta rrëfejnë...
Ti ikën dhe krahët përkund nëpër ledhe,Sikur vetë Vivaldin,përmbi supe derdhe.
Kërcelli i brishtë dhe sytë si dy petale,Falmë zoti im, ti mëndjen time fale!...
S"ngjet zog shtëgtar,as si dallëndyshe,Flokët i ka si ar dhe të krehur ndryshe...
Krahët si një pulbardhë, trupin si sirenë,Brënda nëpër damarë, mijra ëndrra flenë...
Kurrë nuk kuptova,shkon a vjen nga deti,Është një shtojzavalle, a frymëzim poeti...
Ngado që i kthej sytë, prap më del përpara,Këtej një dallgë e bardhë,andej lule plot ara...
Oh, folmë të lutem, Ti folmë se sot plasa,Si një zog i vogël i zënë poshtë nga rrasa...
Dhe dritën e syve, e zërin krejt ma more,O vesë e pikuar, në rrugë dhe në oborre...
Kush të pikturojë, në sy shtat dhe vetull,Që të më bësh të vuaj,të më lesh të etur?
Ngjet nuk shkon në rrugë, ngjet se fluturon,Ti zogu i mendimit tim, kur nis edhe agon...
O flutur me ngjyra, ç"bukuri të ka shtati,Syri im i hutuar, vetëm ai mund ta mati...
Ngjet sikur nga qielli një yll i bukur ra,Vetëm ai të ngjan, bukurinë tënde e ka...
Më thuaj nga je, sepse plasa i ngrati,Ajo kokën e kthen, thotë, jam nga Filati!
Thotë jam nga Filati, e thotë nga Parga,Dhe tundet në bel, sikur në dete varka...
Ti folë moj e bekuar, ti folë moj perri,Vetëm Çamëria mund të lindë një si ti...
Të dlirë në shpirt, të ëndërrt në bukuri...




