poeme
Shtepia ime,Nje skene ne mes te gjelberimit,Ndertuar ne nje kend, ne udhekryq…Perpara rruges,Rruge, ku nuk marrin rruge mendimet.Shtepia ime,Skene e vogel, e madhe perpara botes…Ku luhen dramat, tragjedite e kohes…Ne udhekryq rendin deshiratNgarkuar ne makina, karroca, bicikleta…Nga e pabarabarta, jeta!
Nje zoteri therret:- Shalqi..shalqi..shalqi…i embel, i mire…I mbjellur me vullnet dhe deshire,Nga nje zemer e varfer dhe e ngrire…Ndalon nje makine e shtrenjte,Jeten e tij e blen shume lire.
Makina qe rendinNe nje gare te çfrenuar,Endrren ne dhimbje duke e transformuar.Pa pritur ne udhekryq,Pa dashje,Ndodh nje perplasje.Perplasje dhe me pas, thirrje, gjak…Drama dhe aktoret ne lak,Une nga skena e ballkonit timI shikoj me dhimbje dhe trishtim.
Ne castQarkullimi hesht,Cicerimat vdesin nga nje vresht.Nje zog iken duke rendurKrahet rreh, largohet i trembur.Ne udhekryq vetem heshtja mbeti,Kalon me shpuren e tij kreu i nje shteti…Brohoritje te lartaPremtimet qiellin pershendetin,Thirrjet pushtojne ambjentin.Kreu nuk ka asgje ne duar,Por nuk pushon duke dhuruar…Pemet fillojne feshferitjetPer te mbytur brohoritjet.Era e pa harmonizuar neper dege,Thyhet ne copeza pa forme, pa ndjenje…Zogjte e kombitNuk kane ushqim dimrin per te nxjerre…Me pas jehona largohet, sfumohet,Ne udhekryq fillon prape jeta,Ne lufte premtimet dhe e verteta…
Bie mbremja ne udhekryq,Hena zbret dhe ndez feneretYjet zgjohen dhe dalin me heret.Fryjne erera ne udhekryqPadrejtesi, drejtesi, me gjyq, pa gjyq!Fryn ere…Nga larg bie era barot,Koha ne skenen timeKomedira te çuditshme lot.
Mblidhen dhjetra ambasadore,Si dhjetra aktorePremtojne qetesi e paqe,Kudo hedhin bomba,Hapin lumenj me gjaqe.Flasin me gjuhen e atomitNe te kater anet e globit.Pas vdekjes dhe uriseHapin gryken e kusise,Ne thirrje dhe premtimeDhurojne ca therrime…
Ne udhekryqPerpara oborrit dhe portesUne shoh komedianetDhe aktoret e dramave te kohes…Ballkoni im,Teleskopi qe shikon planetin e uriseDuke pire ne sisen e padrejtesise.
Une,Ne ballkonin tim jam nje furrepjekes mundimeshGatuaj buke te bardhe mendimesh.Buke, buke qe kerkon bota e marre,Dhimbjet dhe vuajtjet per te lare…Por buka imeEshte buka e bardhe e bashkimitGatuar dhe pjekur ne furren e krijimit.Bota duhet te bleje sa me shume,Qe te mos kete varferi etje dhe dhune…Te fitoje dije, qetesi dhe kulrure,Qe ndjenja te mos vritet me gure,Por te ndertohet me kujdes, si partiture..
Une bukepjekesMe miell i teri mbuluar,Ngjaj me nje plak te moshuar,Cdo flok i bardhe nje pervoje e fituar.Merrni u lutem, byrek, buke, simite,Per ushqimin shpirteror te çdo dite…Se rruga e dijes eshte rruge e gjateQe dhuron paqen, dashurine,Pranveren te dhuron neper stine.
Ballkoni im ne udhekryqKu rendin, perplasen, thyhen kenget,Ku dhimbja te lodhurit i pikon nga menget.Ballkoni im,Skene madheshtoreKu vuajtjet i marrim per doreDhe darkojme neper pijetore.
Ballkoni im,Skene ku çdo diteVjel dhimbjet, gezimet,Dhe me to ndertoj poezite…Skene,Ku genjeshtra dhe e verteta,Dalin dhe luhen si i sjell vete jeta…
Udhekryq,Skene pa regjisore dhe makjazh,Ku i pasuri ben tatuazhTa varfrin qe dhimbjen shuan me hashashDuke ja kthyer jeten ne tallash.Regjisoret e vertete te skenes,Kane pamjen e vete hijenes.Fshihen pas kurtinave çdo dite,Dhe dirizhojne mbi bote tragjedite…
Ballkoni im,Nje dritare e madhe pa kuinta,E bukur, e shemtuar, me drita, pa drita…Ku si ne nje film me ekran te gjereShikon dhe kupton boten si eshte bere,Kostum i grisur,Nuk e prêt dhe qep gershere dhe as gjilpere.Dhe une me nje pene prej poeti,Di si i behet biografia dhe portreti.E shikoj nga dritarja ime,Here qaj, here qesh,Here boten dhe here veten rri dhe perqesh.Mbledh ererat, mendimet dhe i bej pershesh…Persheshin e botes pa mend,Qe e dhjesin dhe se hane as qente…




