Dua të flas,por ma vrasin fjalën,Po edhe sikur somnanbul të zgjohem,Më akuzojnë.Sekret t’u tregoj,nuk guxojMë përgënjeshtrojnë...Ta fsheh në skutat e zemrës,Di,por nuk dua,Se mos ndoshta shpirti më mban inat,Pastaj poezia syrin ma shtrembëron...Sikur t’i vesh qenies sime fustan dashurie?!Oh,më zhveshin,Më bëjnë copë-copë...Të arratisem në ujëvaren e lumturisë,Më gjejnë edhe atje,Ma burgosin kënaqësinë...Ehh,sikur të lundroja në oqeanin e përjetësisë...Jo!Fundin afër do e kem,Ia ndalin rrjedhën ujit,I thurin një gardh të madh.Me krah dallëndysheje të fluturoja kaltërsisë qielloreRe të murrme më shfaqenMë verbojnë pasionin…Çelësi i dashurisë sime është poezia,Nëpër rreshta gjej prehje shpirtërore,Vargjet më ndjellin dritëMë japin gjallëri,shpirt,jetë,ëmbëlsi.Me ngjyrat e dashurisë pikturoj në poezi!
Në rreshta të poezisë

Në rreshta të poezisë
Lexuar nga një zë i automatizuar



