U struka në botën e guackës së vjetërDikur,imagjinata gjurmonte historinë,Tiktaket e hapave modernëShpirtërisht u binjakëzuanMe kalldrëmin e rrugëve të moqme!
Më thanë se fluturoja me krah shqiponjeUnë,nuk e kuptoj dot,Athua e tëra aty ishaApo në një tjetër botë?
Me gishtërinjë të dridhurLedhatoja gurët e kalasëNë temperaturë të lartë gjaku më vlonteDrithërima trupi në çdo hapSyrit tim të uriturI vesha kulturën e lartë.
Në çdo gurë që shkelja,Në çdo bimë që nuhasjaMe ëndje lexoja nga një historiRozafa kryelartë engjëlloreMë vështronte me krenari!
Mbretreshë Teutën kërkova,Me sy nuk e pashë,Në zemër e ndjeva,Në afërsi…..
Gurët arkaik më folën me shumë dashuriÇuditërisht,një zë i ëmbël më përshpëriti‘’Në mbretërinë tonë,Teuta sot je Ti’’
Ahh,…sa mrekulliPerlë e vjetër ilire,Pasuri e artë e tokës sonë,Madhështia e Kalasë së RozafësFiksim shpirti e syri përgjithmonë!
Gjuhën e gurëve në Shkodër mësovaVetvetes ia kam shumë ziliTek flisja miqësisht me gurët e kalasëRozafë,desha të flijohem përse




