Sonet
Si një shi i zjarrtë meteorëshNë qiellin tim të errët u lëshove,Dhe dritat e shpirtit m'i ndeze sërish.
Me frymën tënde të ngrohtë,Zemrës rrahjen e shuar ia zgjove,Ndaj brenda saj Promete u bëre, hyjni...
Në natën e gjatë ti erdhe tek unë,Si agim i purpurt mbi supet e brishtë...
Mbi lotin tim, puthjen e prushtë dërgove,Djep mbi syrin tim ëndërrvrarë...




