Në muze ruhet koha,e vlerave të vërteta arkeologjike,një skelet i lashtë ilir,që vjen nga koha antike.

Tutje skeletit njerëzor,një statujë neoliti buzëqesh,një çupë e skuqur në fytyrë,një fustan përpiqej t’i veshë.

Në dhoma të tjera muzeore,që kishim më shumë ndriçim,muzeu po ruante me xhelozi,një parmendë të gjyshit tim.

Tutje në fund të korridorit,Kali i Trojës pa hante kokrrat e tagjisë,trokëllinte pa luajtur nga vendi,me hingëllima thërriste kohën e tradhtisë.

Të gjitha reliktet e tjera rrinin radhë-radhë,ashtu si kanë ardhur nga historia,më dukej se shpata e Gjergjit më pyeste:on Shqipëria.

Por merakun tim askush nuk e dinte,që më zinte nga një ide,edhe këto vargje të mia,të vareshin diku në atë muze.