Në mendjen tande,Ti i var litartët e diellit shpinds teme,e unë eci, shpindkrrusun, me pajtonin “Diell”lidhun mas vedit.Patkojt e ditës m’gozhdohen kambëve,zhurmoj, sa shumë zhurmoj,e kalëroj rrugëve që shkrrumen e tretenmbas trokut tem të trembun.Ky qiell i mbërthyem n’xherxhefët e kohës,qendiset nga ofshamat e netëvembytun krahnorëve t’pritjes.Por ti, në mendjen tande,m’ke lidh mbas vedit Dritën,frymën që ushqen vaktet e mungueme engjëjve sythyem,i bindun se troku jem zhurmus,ka me e shprish hijen e mungesës n’prani t’mrekullt,sepse në mendjen tande, mjafton me pas Dritën.Jam thellësia e andrrave tueja,mungesa që ti e përkund me duert e vogla t’nji malli t’madh,aq t’madh sa përmbyt qiellin n’vajin e tij.Nuk ka ma realitete që ngarkohen n’shpindë,as litarë diejsh që fishkullojnë kohët,e i gjakosin me heshtje,kam vetëm nji diell ktu përmbi shpind,që nuk di cilit qiell me ia ndez?
Në mendjen tande…




