Me vetminë e palosun n’xhepa t’shpirtitEci, n’gjurmët e ditës t’shkueme strukun n’krahërorin e natës,Me tymin e cigares thuri melodinë e shiutN’pentagramet e diellit t’verbuem.

Ti shkon e vjen pa pushimMe frymen veshun n’këpucët e ankthitCakërron heshtjen e nderun degëve t’qiellitDhe mbas gjetheve fsheh frutin e ambël t’ndjenjës.

Ti shkon e vjen me hapin e heshtjesE nëpër murmuritje shpreseBluen n’mullinin e zemrës tandeNotat e kangës së tymit e t’shiut rozë t’shtrimë n’parkun e vjetër.

Kur ka me u lodhun hapi jot i heshtjesE kambët me i pushue përmbi muePërmbi krejt trupin, e shpirtin temE me hapa t’zjermta gjumin letargjik me e djegun.

Por ti prap shkon e vjenE m’len mue me brumin e andrrave nëpër duerMe i ngjeshun me randesen e mallit tandQë m’ka bymu zemren, sytë, e deri vetë mallin.

Ah! Ti më mësove gjuhen e hanësM’le para duerve t’saj, t’pa mbrojtun, si nji tabula rasaYjet me penelin e tyne m’thuren krahë e kunorë, m’rriten ëngjëllPor dashnia për ty m’bani zemër, shpirt, sy dhe Njiri!