krijesës suaj

Penelat ngjyen në frymëzimPastaj krijon perla të arta,U hedh mbi buzët që vetëtijnëDritë e vështrime të zjarrta.

Sytë ua mbush me dritë e jetëQiejt e shpirtit me dëshira,Pastaj u vë krahë e fletëU hedh aroma të dlira...

I derdh në trup, i derdh në flokëDerën u hap për udhëtimet,Dhe ndonse këmbët i kanë në tokëJetojnë lart me frymëzimet...

Pastaj na flet e na qortonPse dorën zgjatim vënd pa vënd,Kur bukur ato i krijonNuk e kujton mëkatin tënd...

Krijimi yt na loz nga mënd...