Dhelpërushe e pafajshme,Drinushë,Me vështrimin e thellë të përhumbur,...Me pellush mbi sup,kraharor e gushë,Në çarkun tënd më ke kapur,mundur...

Nuk di as vetë se si rashë brënda i tëri,Brënda lumit tënd të thellë dhe detit,Ngjyra e buzës, harku syrit si më bëri,Të rrëmbej penën e brishtë të poetit?

Syri çark, që rri gjithmonë gati, ngritur,Dhe pena ime plumb - pëllumb - fjalë,Ti më kape kur rrugës isha duke ikur,Apo unë nga kopshti Edenit duke dalë?

Çfar them kështu, si i krisur e si i dehur,Ç'rëndësi ka kush nga ne ngriti çarkun,Ti vështrimin e mbaje gjithnjë të ngritur,Apo unë penëheshtën, dëshirë - harkun !...