Më shikoni, si ju doni të më shikoni,Më dylbi,edhe pse disa metra pranë.Fundin përmbi gju, rrini dhe gjykoni,Flokët,që mbi supet e xhveshur ranë.
Dhe hapat që notat i lëshojnë përqark,Pemët e gjethet i kthejnë në muzikë.Aromën e trupit shpërndarë në park,Nga vështrimet tuaja, nuk kam frikë.
Unë prej dashurisë kam vënë krah,Më ngjet se rrobat i kam si fletë.Dua ti zhvesh, të ngjitem sa më la,Për tu përqafuar dhe puthur me retë...
Rrobat i heq, të jem në fluturim më e lehtë!




