Më zgjo, o erë mali,ti që nga majat zbretdhe si lajmëtare e fshehtë më vjen.
Më gjen,të zhytur në psherte në dhimbje ngjyer malli.
Dhe më rrëmbene më ngjit përpjetë,krahëhapur më pret djali.
Ai që ëndrrat m'i fali,në tokë, në qiell, mbi retë,erë mali, moj, kur po vjen?
*Krahë m'u bëre er' e malit,ëndrrën lart me ty e ngjita,ma shkallmove burg' e mallit,ja ku jam, djalë, erdhi dita.
Ja ku jam, djalë, erdhi dita,nuk përgjojmë më në dritare,jemi bashkë pa feksur drita,erë e malit - dëshmitare.




