Tek ngjitemi në majë të Kullës Ejffel,ndjej marramendje nga lartësia e rrëmuja,më duket sikur jam në kullën e Babelitku fliteshin me qindra gjuhë të huaja.

Nuk e di si një çast më humbe nga sytë,të kërkoja, por nuk ishe aty pranë, me mua,befas majë kullës, me zë të lartë,ndjeva në shqip: Moza – Të duaaaa.

Si me magji në atë moment,në mijëra drita kulla u ndriçua,nuk e di në bëre ti magjistarinapo dritat i ndezi fjala “Të dua”.

Nga duart e tua...

- Mamit tim, strehe dashurie -

Tek shtëpizë e vjetër, folezë dashurie,me syrin tek rruga rri shpesh herë pranë portës,e pret që të mblidhen sërish gjashtë fëmijët,që koha i shpërndau mëhallave të botës.

Të gjashtë ndjemë ngrohtësinë e prehërit tënd,për ne ti thurje triko orëve të vona,me duart e tua na ngrite në këmbë,në gishtat e tu zënë fill rrugët tona.

Skulpturë e gdhendur tek rrugicë e dashur,në brazdat e fytyrës veç gjurmë dashurie,shtizat akoma në duart që s’u mplakën,mbi flokë kanë çelur ca lule qershie.

Nëna tashmë, me fëmijët vijmë tek ti,ata vrapojnë gjyshen të përqafojnë,ti krahët hap që t’i marrësh në gji,tek vrap i tyre rend fëmijëria jonë.

Si zogjtë na mbledh rreth sofrës së vjetër,vëllait i thua: Ngrije ti dollinë,e sytë i kthen lehtë në anën tjetër,shmang vështrimin nga vendi bosh në tavolinë

Fëmijët me zhurmë e bëjnë ambientin të gjallë,harrohen në çast fjalët e pathëna,gështenjat fillojnë të kërcejnë në zjarr,të tillë ngrohtësi e gjemë veç tek nëna…