Babit tim të paharrueshëm
Makina jote e ndalur tek rrugicae heshtur rri, si e veshur në zi,duket se edhe asaj i është ndalur zemra,që atë ditë kur prej nesh u ndave ti.
Ajo ish makina e ëndërrave tona,heroi ynë ti ishe mbi timon,me sytë e qeshur, pasi ktheheshe nga puna,na shëtisje rrugëve deri natën vonë.
Ti dije ta ktheje në një dhomë gazmore,ku buçisnin radioja, muzika, shakatëe dukej sikur na shpije për doreqë nga Qafë e Thanës gjer në Mal të Thatë.
Ashtu siç dije ta ngrohje shtëpinë,kur mysafirët i prisje me sytë plot shkëlqim,me shakatë e bëje me të këndshme dollinëe shtëpia mbushej me dritë e gëzim.
Në mbremje uleshim në Turizmi i Vjetërme mamin pinit verë, ne aranxhatë e akulloreme atë dashuri që natyrshëm të burontena sillja ngaherë botën fëminore.
Nga larg ne vijmë sërish tek prag i vjetër,me një tufë lule e me lotë ndër sy,makina në rrugica, nuk qas asnjë tjetër,që të na ftosh brenda, të pret vetëm ty…




