Sa do desha këtë mbrëmje,Kur fryn erë, e lot me lodër.Kur nën fenerin e një hëne,Gjethet i flak mbi një kodër...

Desha të them,kam një mall,Dhe për arrën, dhe qershinë.Për një re, që shket mbi mal,Dhe me shi ma lan shtëpinë...

Si na qënka njeriu shkretë,Në botë shkon,mërr aratinë.Pastaj rri edhe flet me retë,Për një rrugicë,për fëmijërinë...

Shkon në fshat,sheh nga Londra,Shkon në Londër, mall ka fshatin.Veshët i kthehen në qindra lodra,Mallin,me ëndërrat hapa e matin..

Sa herë që ikën, sa herë kthehet,Lumin Vjosë mall, e pi pa gotë.Nga kujtimet,ëndërrat thellë dehet,Pastaj Vjosën e pirë e kthen në lotë...

Por, nuk e lan dot mallin nëpër botë