Ti që fjalën e bën thikë,e ngul pa menduar,E në mbrëmje dorën në zemër më vë.Rrahjet e saj te unë duke kërkuarTë rrisë dëshirat,qetësi të mbjell me të...
Më thuaj, të lutem, në botë cilat lule lulëzojë,Kur veriu i fryn në trup dhe në petale?Cila ditë e bukur në jetë bulëzoiKur furtunë vjen ftohtë nga malet?
Cila zëmër rreh butë, ëmbël në jetë,Kur shpirti i goditet me fjalën ngricë?Stinët e shpirtit nuk ndryshojnë si librit fletëtKur bora në zemër është bërë kapicë.
Cili shpirt shtëpi qëndron i ngrohtë,Kur oxhaku i mirësjelljes qëndron fikur?Kur hapur qëndron e zemrës portë,Dhe nga frika është gati për të ikur.
Të lutem, mos e zgjat dorën e rëndë,Sepse frymën i zë zemrës së mirë.Zemra nuk është vegël muzikore,këngë,Që të luash me të,kur ti ke dëshire..




