Vjeshtë-zjarr,mallvrarë,vjeshtë tjetër,mall i vjetër...

Shënova kështu dikur në ditar,një vjeshte që si dimër erdhi,moti i nxirë shiun litar,mbi tokë e mbi ne e derdhi.

Gjethe, moj,e para gjethe,ku të kërkoj,pse më rrëqethe?

Era sjell këto fjalë të tua,qilimit të vjeshtës së parë,buza të dridhet tek thua: "Të dua!"dhe kthehesh tek unë si i marrë.

Vjeshtë, moj ti,shttt, mos trego,e di, e di,djali më do.

Plot mall e zjarr ti si dikur,më vjen vjeshtës praruar,bëj naze, por s'të lëshoj kurrë,gjithë jetës dashuruar.