Në avullin e gjumit prej yllit dëgjoj lutje:“Do vi këtë mbrëmje, Ti derën lëre hapur!”Kam frikë, nuk do njohësh sytë në vuajtje,Në pasqyrëzat e thyera që janë përhapur.
Me skeletin tim në krah unë notoj në heshtje,Zjarrflaka e festës lëpihet qiellit të kromuar,Qërpikdredhur e këmishbardhë pres me ëndje,Notat fëshfërisin melodinë e shpirtit tejholluar.
Derëhapur të pres, këtë natë i dashur, TI eja,Dorë përdore të ikim, si mjalti të derdhemi,Me mollëzat e gishtërinjëve të lozim si era,Nën ritëm të krahëve të erës të ledhatohemi.
Derën kam lënë hapur, të pres dhe nëse tretem,Të pish qumështin e shpirtit, e ta shuash etjen.




