Në librin e lashtë të pyllitPër Ty do të bëj një vjershë,Aromën e Majit, Prillit,Kur luan e hyn ndër pjeshkë.
Do marr flladet, bukuritë,Që kanë lulet nëpër fushë,Kur dielli i vesh me dritëDhe me vesë u bën dush!
Do bëj me to portretin tënd,Buzë, sy, qerpikë dhe vetull,Pastaj do qëndroj në këndMe dëshirë duke e vrejtur...
Flladi të çfletojë faqet,Herë me harpë e me violinë,Të “vjedhë” portretin që shfaqet,Ta shpërndajë nëpër stinë!
Të qëndrojë nëpër gjethe,Të lahen nëpër ujvarë,Kush e shikon të tretet,Pas portretit dritë larë!
Pastaj nëpër degë e gjethe,Nëpër shekuj nëpër mote,Hëna të dridhet nën etheKur shkon bukuria jote!
Vargjet e mia nëpër net,Hëna në pyll e lëndinë,Flladi ti bëje sonet,Të këndohen nëpër stinë!
Ndaj dhe këngën e vendosNë të pyllit, të lashtë - libër,Se bukuria më trullos,Me zë të ëmbël dhe timbër.
Kur të dy të ikur jemiNë një lëndinë krejt të tretur,Mes njerzve dashurinë do kemi,Si shpirtin tonë krejt të pa vdekur!
Orkestra e pyllit nëpër mote,Herë në lulëzim dhe shi,Do këndojë nga bukuria jote,Në mijra këngë dhe melodi...
Dhe ne do flëmë gjithë një jetë,Por kënga jonë do të endet,Në të pyllit lirikat fletë,Dhe kurrë s’do harrohet, tretet...
Në shekuj dashuri do mbetet...




