Dita shtatë e unë tetëRri pres te shkallët e tua,Këtë se kuptoj as vetë,As ku shkoj, e as çfar dua!
Ti shkon pranë, fustani dridhet,Ujvarë zëri: - Mirmëngjes!Zemra nga kraharori hidhet,Pse më ngjet sikur do vdes?
Çdo ditë rri te porta jote,Si një çark gjithnjë i ngritur,Që bukuria magjiploteNë krahë të më bjerë papritur.
Sa i marrë që tregohem,Veproj si një djalë pa mënd,Nuk kuptoj, sa herë harrohem,Unë kam rënë në çarkun tënd...
Më ka zënë e po më çmënd...




