Po më grish aroma joteTë ftoj përmes frymëmarrjes brendaTë më hysh.Përziejmë shikimet që çastin përpinë,Dhe zërin tënd në dënesjet e mia ta mbys.
Një ndjesi e tërbuar në vena më rrjedh,Afsh, turbullim, përcjell për tek ty.Ti gjak të valuar nga trupi më nxjerr,Teksa etshëm thith dëshirë, në trup, buzë dhe sy.
Vampir që më thith njerëzoren,Thyen të llogjikshmen dhe më shndërron çmenduri.Tani që fatet bashkë i ndërruam,Më thuaj, ç,quhesh ti?!
Tek ti epshet me ekstazë u ngopenPor etja nis dëshpërueshëm tek mua.Sërisht kafshomë, natës ti falemiTë jap e të marr nektar ëndrrash dua.




