Gjithë trupi im ka shkundje harmonike,Është lule trëndafili që luan mes erës,Lëkundet hovshëm nën tinguj muzike,Shpërndan erëngrohtën si dielli i verës.
Në buzëmbrëmje gjethet fëshfërijnë,Gjuhë flaka vibron zërin e një kënge,Varem krahut tënd, dashuri këmbejmë,Akordet e shpirtit shtrihen me ëndje.
Çdo tingull, fëshfërimë, gëzim i gjithësisë,Është malli, dëshira dhe ëndrra ku kam hy,Luan nën krahët e erës, këngen e lumturisë,Flladfreskun e nisur mbi gishta, buzë dhe sy.
Dashuria ime, bohçe petal trëndafilash për ty!...




