Në dhomën time gjendet një fletë e bardhëNë të mund të shkruaj vargjet e palexuara më parë
Mund të shkruaj gjithçka që diNuk jam ndonjë Markez apo gjeni për poezi
Nuk i njoh të gjitha misteriet e botësPor, kam kuptuar qe bota sillet rreth nesh
E kjo botë vjen dhe më pyet..?Pse rri vet në hijen e skëterrës time?Eja dhe ti në brendësinë e botës sime...
Bota më donte ashtu si dhe unë e dua ,Qëndroja me orë të tëra duke shikuar përreth.Në të pash disa mrekulli ..Fëmijë, margaritarë, që shkëlqenin si rrezet e diellitDjem e vajza që shëtisin me shpirt, me dashuri.Të moshuar, ku pleqëria duket se shpirtin ua ka gërry
Midis mallit dhe dhimbjesNë horizontet e jetës u rilinda përsëri
Sonte nuk më ndalon askushPrandaj, mund të shkruajGjithçka që di e që më duket që asgjë nuk di.




