S’di pse malli më merr shumë herë për ty,Dhe kuajt e kujtimeve rëndë i ngarkoj,Zemrës së mallit dua ti hyj thellë në sy,Dhe përin në gjilpërën e dashurisë të shkoj...
Të qep me gjilpërë dëshirat e mëdha,Të bëj kostume dhe këmisha plot – plot,Ti ndërroj ti vesh, ti xhvesh unë pa pra,Kur shpirti nga mungesa të ketë të ftoht’.
Dua të marr malet, të marr dhe luginat,Shushurimën e ujrave përmbi shkëmbinj,Të ti derdh me puthje dhe rrëke lëndinave,Mbi buzët e brishta, mbi supe, e mbi gjinj.
Hënën e bukur me fytyrën e saj të florinjtë,Me zinxhirë yjesh të ta var në buzë e gushë.Të tunden si dëshirat e mia mbi të linjtë,Kur buz’ e etur dridhet, e ngjet si e prushtë.
Pse malli më marrka, dhe etje shumë kam,Etje që nuk e shuajnë nëpër vite burimet,Çelsin ndjenja jote të mbyllur pse e mban,Për të çelur e puthur me epsh krejt agimet?
Kaq mall e kaq peshë nuk e kisha provuar,Mbi supet e viteve kaq muaj në timen jetë.Thua, e dashur, kurrë nuk kam dashuruar,Deri sa ti trokite në portën time të “shkretë”?
Ç’far flake mbaj brënda, që digjem i tëri,Që valoj e derdhem si pa fund vullkan?Dashuria jote të tretem krejt më bëri,Qiri të bukur, që digjet, tretet në shandan.
Malli më ndizet dhe trupi krejt më tretet,Në pika të vogla rruaza – brishtkristalore.Trupi humbet peshë e veç flaka më mbetet,Një ëndërr e bukur e bardhë dhe flurore.
E di që do tretem në heshtje dhe pa fjalë,Një flakë dëshire në jetë ngadalë duke ikur,Me ndjenjën e çelur, dhe me shpirtin e valë,Mos u vono, e dashur, jam duke të pritur...
Eja ! Se drita e dashurisë kurrë s’ka për tu fikur!




