Kthej kokën pas, hedh vështrimin larg.Atje thellë në skajet e skutave të vjetra!Vegime, kujtime e imazhe m’shfaqen përparasi tablo bardhë e zi, herë njera e herë tjetra.
Gërmoj kujtesën, gjej gjithcka kam pasur!Kudo shkel mendimi, më ngjall nostalgji,kam gëzimet, lotët, njerzit më të dashur,shoh të bukurën, të emblem e të hidhur fëmijëri.
Shoh lotët si kristali që kam derdhur për dikë,që zemrën miliona copash m’a ndau kur u shua!Po kërkoj gëzimet se dhimbjen s'dua t’a shoh më!Ja shtëpia ime e vjetër, ku prinderit më lindën mua.
Atje kam ecur, kam kënduar, kam qeshur e qarëdjem të mirë e capkënë m’ë kanë dashur si të marrë,që fëmijë misterin, të bukurën, gjithcka nisa t'i kërkoj!Tani e fortë si shkëmbi aventurën e jetës me force përballoj!
Duart e arta të Zotit gjithmonë më kanë ledhatuar!Me engjëjt jetoj, ndaj lutjen, çdo çast e përshpëris.Kur jeta më rrëzon nga engjëjt jam rrethuar,ky është ditari i jetës time, prej saj askush nuk e gris.




