Me çantë mbi shpinë t’mbushur me mallë,rrëzë supash rripat e saj fort t’shtrënguar,t’rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmale,nëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar.
Shikimi i nënës si shqiponjë pas j’u ndjek,klithma vajzash mbetur ikona nëpër pragje,një dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg,lot’ që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe.
Motra zemërngrira presin në ankth zhytur,veten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalë!Vëllezër kërthinj prej trishtimit t’mbytur,dhimbje e pamatë që gjunjëzon dhe djallë.
Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti,nëna kobëzeza, që s’kan’ një gur ku të qajnë,vejusha t’pafata ngado mbjellur si tulipan’ t’ zi,fëmij’ që prindërit në prehër dot s’i mbajnë.
Emigrant, fjalë mizore që s’di te falësh kurr’,dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell,zemra nënash me gozhdë mbërthen për mur,përcaktor njerzish që tonelata dhimbjesh sjell...!




