KUPTO se çdo gjë e shijoj ne erën e verës, dhe të qetë,Nuri im i zbehur mërr një vezullim të artë, e të lehtë.
Çifliku i shpirtit ëmbësohet nga shijet, që sjell pranvera,Fjolla e tymit ngrihet nga oxhaku, pa u trazuar nga era.
Të KALUAREN time mos e vri, errëso, mos e pushto,Si grusht fytyrës me lëndon fluturimi i saj në këtë kohë.
Isha zogu që cicëroja lart qiellit, me diellin në duar,Sot bredh ëndërrash duke kerkuar, lumturinë e praruar!
BESO ti i kohës sime,po-po,ti ,që mua më ndjen,Atëherë kur trishtimi e deshperimi - thikë më pren.
Më mbështjell me krahët e dashuris' së ngrohtë,U godita, por ti zgjove nga gjumi kurajon e fortë.
TEK e ARDHMJA mbështetem si në kraharorin e ëndërruar,Bart vendosmërinë,dëshirën dhe këtë dashuri të yllësuar.
Lidha shpirtin tim te porta e anijes plot shënd e verë,Të lundrojmë së bashku në detin, që quhet jetë me vlerë.




