Dashuria nuk është predikim pa skaj,Është e pashqiptueshmja, e pamësueshmja,Ajo, që përjetohet në orën e ndiçimit të saj.
Përmes syve rrëshqasin ëmbël dritë dhe hije,Përmes zemres vrapojnë lehtë hënë edhe yje.
Nuk është garë vrapimi për të arritur në zenith,Është ndjenjë, lumturinë harmonizon, shpirtin e zgjidh.
Është thellësia e parrënueshme që secili bart?!...Është mish e trup,mendim e ide që ngritet lart?!...
Jo!...Jo pra!...Dashuria është ndjenjë që nuk mësohet,Është koncert, që nga shpirti i dashuruar dirigjohet!...




