Ku je pse hesht, pse nuk po të shoh?Unë e di, që në gjumë do më vish,Ti mi mbyll qepallat për të fjetur,Në syrin tim të mbyllur lëviz.
Më bëj një vend, në shpirtin tënd,Se vjeshta po vjen, e kam shumë ftoht,Më mbështill me krahët e tua,Gjoksi jot më duket më i ngroht.
Mos më ler në trishtimin e ditës,Mos ma humb kuptimin e sa,jMos mu fshi si rrezja mbas resë,Se të dua ku paskam faj?




