- Kohë zgjedhjesh -Ra çanga e lajmit prap përtej në pyll.Dhe porta e lashtë u hap dhe u mbyll.U mblodhën kafshët, zogj, pëllumba, ketra.Të dëgjojnë parajsën, përrallat e vjetra.Na u ngrit kjo dhelpra që katër vjet më pare,Gënjeu gjithë kafshët me lope e gomarë.Me lajka e trille si në kohë të vjetër.Prapë kërkon karrike, por në formë tjetër.Por tani dhe zogjtë cicërijnë ndryshe:- Ku ishe kaq kohë ti moj dallëndyshe?Shëtitjet e gjata në ujë të MesdheutS’t’u kujtuan vallë ngricat e atdheut?Kur ikje dhe ngrica, ti lije nga pas.Si do gjësh pranverën që kërkon me gaz.Kush zogjtë këngëtarë me gurë i vret,Kurrë këngë prej tyre nuk ka se si prêt.Kur katër vjet mbolle kulpra pas çdo porte.Rrush me kofina ç’do zotria jote!Kush dhunë dhuron me natë e me ditë,Vjen ora që mërr veç dhunën si prikë.Kurrë arrën me dhunë e rreh ti sa mund,Dhe degët ia thyen dhe trupin ia tund.Ti kokrrat ia mërr me zor mor i ngratë.Por vitin që vjen ajo s’jep dhuratë.Kush lulen të bukur kërkon në shtëpi,Nuk e lë braktisur jashtë në veri.Kur një mik nuk bëre ti për katër vjet,Sot një ditë që erdhe miq për ty s’do ketë.Farë e miqësisë nuk mbin për një ditë,Nga mbjellja te korrja duhet plot një vit.Ti për katër vjet korre për çdo verë,Frytet që për ty i mbollën të tjerë.Kalanë e gëzimit, të ngresh për një komb,Mijra gurë duhen të mire e të fortë.Që kalaja e kombit të qëndrojë e ngritur,Duhet të ketë brënda, një kokë mëndjendritur.Jo një mëndje dhelpër, a një kokë gomari,Se vuan dhe koteci, vuan dhe fshatari.Kush pulën në kotec pa leje ma ha,Grykëzën e pushkës dhuratë nesër ka.Kush hilen, gënjeshtrën, në jetë do mëkojë,Faljen dhe lëmoshën me gojë do kërkojë.Kur dy vetë ndeshen nuk është e mundur,Të jenë fitimtarë, a të dy të humbur.Porse miqtë tanë që shtruan qilimin,Dhe mbi të na vunë hasmërinë e krimin.Përse tani rrinë me durim e pritje,Që të marrin këngë e duartrokitje?Sepse këngë e pushkës çdo ditë e çdo natë,Përçarje dhe vdekje na dha si dhuratë.Që ara të shtojë sasinë e prodhimit,Çdo ditë do të pijë lumin e gëzimit.Fëmija të rritet kërkon ditë për ditë,Durim, këmbëngulje dhe përkëdhelitë.Dëgjoni prej meje fjalën e një plaku,Me emër nga mëndja me emër nga oxhaku:Oxhakun e gurtë e ngrenë dy ustallarë,Ndoshta mund të ikin dhe paratë pa marrë.Por kjo s’do të thotë, që prej tyre oxhakuMërr emër e fame, shtyn bisedën plaku.Por fjalët që thuhen rreth e rreth oxhakut,Që nga gojë e djalit tek mëndja e plakut.Zënë vend në gurë dhe thellë në voter,Here me këngë labe e here me lodër.Zënë vend në mes apo në një kënd,Që quhet gërdallë apo parlament.Këtu kjo “ përrallëz” që është demokrateNuk përmënd më tej se nuk do debte.Oxhaku dëgjon, dhe shumë mban mend,Dhe kunguj pa pjekur dhe burra me mend.Ai është kazan, kazan pa kapak,Ku mendimi zien e piqet nga pak.Zgjuarsitë me vlerë që piqen për ditë,I japin një ëmër apo një meritë.Porse oxhaku një emër të ketë,Pesë breza mendimesh të pjekur do të ketë.Kala e mendimit të ngrihet e lartë,Çdo gur e kërkon të forte e të saktë.Që ta themi drejt e t’i biem pikes,S’ngrihet kaq kollaj, oxhaku i politikës.Sepse një mëngjes nga dheu na mbiu,Dhelpra Eduard, apo Sali ariu.Kjo nuk don të thotë që t’u japim prikë,Shqipërinë mbarë, për kurvën politikë.Se gurë të liq po i vumë oxhakut,Gjithë vegjëlisë do t’i dale hakut.Kjo është e vërtetë.Kush lexon në vargje,Di ç’far u gatua katër vjet në magje.Sepse i pa udhi, që se ka traditë,Karrigen e marrë e quan si meritë.Egjri i hidhur në grurin e shire,Ia prish shijen bukës dhe grurit të mire.Kurrë një çalamane me shpirtin e bukur,Me mes të këputur e ecjen si flutur.Nuk e shikon djali që prêt në një qoshe,Kur më tej gjith naze shkon një sarahoshe.Fabulës së vogël në i vure vesh,Këshillën e vyer, brënda do ta kesh.S’ta dhashë të qëruar por qëroje vetë,Sepse këshu fryti më i mire do jetë.Në s’e gjete dot, brënda bukurinë,Qëndro sot me Dhelprën a ktheu me Arinë.
Pilo Zyba




