BUKURIA JUAJNë mes të tufes plot me trëndafilëKa plot aroma e me dhjetra ngjyra,Më flasin dy engjëj me flarta vështrimeshNë trëndafil qeshjeje më shfaqet natyra.Buzëqeshja thellë u shton bukurinëDhe tufa e tërë nis edhe përflaket,Buza juaj flet vetëm me një stinëVetëm me ylberin e lumturisë matet.Ri e i vështroj, i menduar hesht,Një tufë me vargje si ta bëj për Ju,Ta keni thellë në tuajin vreshtPër këtë lulëzim që shfaqni këtu?Rri e i vështroj, i menduar hesht,Buzët që vijnë e si perla shkojnë,Bukurinë u mbjell me penë te ky rrjeshtLulëzimin brezat që vijnë ta shikojnë.Pastaj penes sime ti thonë të etur:-Ah, sa bukur gdhëndur, ah, sa bukur gjetur!Por unë atëherë do jem duke fjeturVetëm bukuria pas nesh do ketë mbetur...Përjetësisht e bukur, ëndërr e pa tretur..PO NUK ERDHEPërflaket dëshira nga të tuat fjalë,Si buza e vashës nga puthja e valë...Endërr shtegëtar, zemra krahët shkund,As malli, as etja, për të nuk kanë fund...Lëndina e shpirtit lodhur e cfilitur,Atje larg i mbeti lule e venitur...Fryti i dashurisë në degëz ka mbeturPër pak ngrohtësi, diell, është i etur...Po s’erdhe ta puthësh, mbetet fryt pa pjekur!LIBRI I SHPIRTIT TËNDShpirtin tënd e kam për libërAty gjej dramë e komedi,Her më ngjet se bëhesh tigërHerë ëngjell, e herë njeri.Libri yt është i larmishëmLumë kush brënda tij lexon,Udhëton burimesh lirshëmDëgjon ndjenjën kur këndon.Bukuria jote e ëmbëlNëpër ëndrra më përkund,Ky roman për mua i ëndërrtNuk dua të ketë kurrë fund...PA JU !Krahët nga dimri shikoj keni xhveshur,Trupi lehtësuar – pranverë e qeshur...Degëza e shpirtit, e blertë, e larë,E brishtë, e bukur për sytë kalimtarë...Sythat cicërijnë në folezën e lashtë,Bukurinë kërkojnë që ta nxjerrin jashtë...Ju, ecni trupin ngarkuar me aronë,Lulëzimi i vetëm i dashurisë sonë...Pa JU, pranvera hesht në shpirtin tonë...BIE SHI NË QYTETIN TËNDCa pika shi mbi trupin tëndJanë pika lot nga sytë e mi,Si re dëshira shkon e rendMallin vjen e derdh tek Ti...Trishtushëm rrjedh, shkon tatëpjetëMe gurgullimë s’mbahen rrëketë,Në qiell të shpirtit lotojnë retë,Dhimbjen e derdhin tej në det...Prandaj dhe deti është i kripur,Nga lot’ i të dashurve të ikur !TI HESHTRruga degjon, gjethet rrin heshtinKur hapi yt troket ngadale,Veshtrimet djaloshare presinKur prane ti shket si det me vale...Ti buzeqesh, bukurine tundDhe hapin hedh te ikesh larg,Por mire e di, porse nuk mund,Ne sy te tyre digjesh flak...Ti larg humbet, vegimi mbetet,Ne shpirt te tyre vibron leht,Vertet TI iken por zjarri mbetetGjethet e shpirtit i djeg, i tret...Ndonse hesht, Ti prape flet,Me trendafil te buzes vale,Me bukurine flake dhe detEdhe te mbyt, por dhe te ngjall...IKJERend, ikën makina përmbi katër rrota,Pas lë dy vija të gjata paralele.Largësia zvogëlon dy buzët e voglaBashkë treten shikimet, përkëdheljet...Nuk di ç’ndjej në zemër, shpirti diç më thotë,Sa më shumë largohem... imazhi zvogëlohet,Dashuria, malli, si një re e plotëMe reshje dëshirash, ngarkohet, rëndohet...Buzëqeshjen tënde pret që të shkarkohet...UNË E DI E DASHURUnë e di e dashur, shumë je mërzitur,Retë e shqetësimit mbi sy të kanë rënë,Ndoshta ke gjith mbremjen mua duke priturKëngën celularit rri i pret nën hënë.Sytë hedh nga qielli, si kupolë e kaltër,Malli si një vatër në të prushëron,Porse ylli yt nuk qënka më afër,Në qiellin e shpirtit, ai të mungon.Po të mori etja për të miat buzëHidhi sytë, dhe hënën të shikosh përpjetë.Pije si në ëndërr me etjen tënde shpuzë,Dashuria ime një gotë do jetë...Pije, çmallu, e dashur, se zjarri shuhet vetë...PA SYTE E TUNje zog krahezat i shkundSi shprese e veres se pa fund...Pastaj hyn dimri nen nje shteg,Futet ne pyll dhe neper dege...Dhe i mbulon me bardhesi,Male fusha e gjithesi...Por syri yt diku sa cel,I can pak rete si nje mantel...I qesh debores me dashuri,E kthen ne lot, e kthen ne shi...Dhe fjala lendines e lumit,Gezimet i zgjon prej gjumit...Zgjon lastaret e dashurise,Te fshehur prej bardhesis...Dhe jete merr e gjithe natyra,I celet gjithesise fytyra...Sepse e dashur dora jote,Jep perkedhelje kesaj bote...E ben te qeshi, te marri jete,Gjethnaje e shpirtit te cele flete...Pa syte e tu, te lare burimeBota e bukur nuk ka gezime...Ashtu si vete dhe jeta ime....KUR LIND DITA IMEDy sytë bashke me agiminHarmoni mbi partiturën jete,Brënda kane bukurinë, geziminSa here me veshtrim boten pershendet...Flokët e artë nen rreze dielliNder gishta degesh ti i kreh,Dhe purpurzohet i tëre qielliNen malle shpirti kur i shpreh...Në pjanon e ndjenjave të mia..Ti se di...Veshtrimi juaj luan me mijra melodi
PILO ZYBA




