Kur hapin hedh në bulevardMjalt mban në buzë, e në trup art...
Përkundesh lehtë, mbrëmje, agime,Endërr e brishtë me ledhatime...
Kudo hedh dritë, aromë, shije,Je lule e derdhur prej mrekullie...
Në sy një qiell lehtë përflaket,Zog i dëshirës fluturon, s’kapet!
Mbi trupin tënd, mbi lulëzimet,Mijra penela derdhen vështrimet...
Kjo bukuri është çark i ngriturKrahët i mbyll, shkrehet pa pritur...
Dhe gjithë vështrimet skaj më skaj,Robër i bën në gji të saj...
Por edhe çarku nuk bën gabime,Nuk lulëzon dot pa robërime...




