(Lisit më të moçëm e madhështortë fshatit tim – KONCKË)
Të vështroj me mall, o lis.Gjith’ kujtimet m’i xërris…!Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
Bëre, o lis, sua më vete.S’ngjan me ca lisa skelete.Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
Shëndetin që më ke ti,ta kish Nëna ZAGORI…Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
Ndërur degët anë pas ane.Si shqiponja më vigane.Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
Hija jote – mrekullia,ku vaponin bagëtia…Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
Kisha e mbetur gërmadhëtë dha emër, fat të bardhë.Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
Veç prej teje, lis o mbret,tremben shtrëngatat, rrufet’!Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
Nëpër degët gjethmbuluarCilët zogj s’kanë kënduar!Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
O lis me gëzime e derte,ç’peshë vitesh mban mbi vete?Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.
Si Ante, o degëgjerë!Ç’madhështi me ke përherë!Lis, o lis – shtëllungë jeshile,Je në sy e zemrën time!Lis, o lis, ta lumça shtatin!Siç je ti, të kisha fatin.




