Poemth
1.Sa herëVezullantët trupa qiellorëBujarisht na dhuronin rreze drite,Aq herëNe, xhaketëgrisurit tokësorëUshqenim nepsmëdhenjtëMe frenetiket duartrokitje,Me delirantet brohoritje…
2.Sa herëTë uritur nëpër dhjetëvjeçarëËndrrat gëlltisnim nëpër dremitje…Aq herëGjithmonë turreshim si të marrë,Të kënaqnim Prijësit tanëMe të nxehtat duartrokitjeMe të çmendurat brohoritje.
3.Sa herëVerbërisht ecnim këmbëzbathurRrugë e pa rrugë, të etur për jetëngjitje,Aq herëNe zorrëthatët buzëplasurNuk reshtnim së faluri “Cimëdhenjve”Nga më të kolmet duartrokitje,Nga më të sojmet brohoritje.
4.Sa herëNëpërkëmbeshim emër për emërE në gjoks ndienim plasaritje,Aq herëCipëplasurit pa shpirt e zemërTejnginjeshin prej turmësMe të pasosurat duartrokitje,Me të vrullshmet brohoritje.
5.Sa herëSi punëtorë, bujq e blegtorëRënkonim të kredhur në djersitje,Aq herëO, sa jemi shfaqur shembullorë,T’i velnim partiako-pushtetarët mizorëMe shpërthimtaret duartrokitje,Me gjëmimtaret brohoritje.
6.Sa herëSi nxënës dhe ushtarëMe drejtqëndrim ndër rreshtat klasike,Aq herëDegdisnim drejt madhorëve sharlatanëTë pandalshmet duartrokitje,Të hovshmet brohoritje.
7.Sa herëNe, të shkelmuarit prej shkelmëtarëve vrastarëZërin çonim mbi të egrat skërmitje…Aq herëPërballeshim me persekutorët barbarë,Që na detyronim t’u falnim duartrokitje,Që na nxisnin të lëshonim brohoritje.
8.Sa herëNë aksione rropateshim duke gulçuarMe këngë në gojë… edhe pse në sfilitje,Aq herëJemi ndjerë poshtërsisht të dhunuar,Pa guxuar më të voglën “pëshpëritje”.Se lypseshin vetëm duartrokitjeSe pëlqeheshin vetëm brohoritje.
9.Sa herëSajoheshin koncerte e festivale,E “Profetët” tanë nuk lejonin”plasaritje”;Aq herëEh, ç’diktat ndaj rapsodëve, këngëtarëve!Veç hymne për Epokën e të Parin e të Parëve…Gjithçkaja të mbyllej me duartokitje,Domosdo dhe me brohoritje…
10.Sa herëKujtojmë të sertën Diktaturë,Atë propagandë, ato dërdëllitje…Aq herëKujtesën shtrydhim si moskurrë(Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunë)Rregjimi s’mbahej dot pa duartrokitje,Duartrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.
11.Sa herëPërdhuna nga lart e rriste trysninë,E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,Aq herëMe imagjinatë thyenim pranga, zinxhirë,Ndiznim greva, protesta, kryengritje.Sytë prej Lindjes i kthenim në Perëndim,Për të shpëtuar shuplakat nga duartrokitjet,Për të çliruar gurmazet nga brohoritjet.
12.KësohereGati menduan se ndryshoi “klima”E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…Si gjithherëIku mjegulla, por mbeti bryma.Kemi mbushur sheshet me mitingjeKur politiksit na kanë mbledhur veç e bashkë,Kur kemi pritur miq nga jashtë.Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,Veç më së shumti flamuj të huaje shumëngjyrëshit flamujt partiakë,Frymën po i marrin kombëtarit bajrakE nën flamuj veç duartrokitje,E nën flamuj veç brohoritje…
13.Sa herëRrugët tokësore-ujore na ndëshkojnë…na mungon uji i pijshshëme çmimet njohin veç ngjitje;Aq herë,Rendim pas liderëve të partive politikeRendim me duartrokitjeSi dikur dhe me brohoritje.
14.Sa herëShpirtin e xhepin na i grin çdo korrupsion,Korenti dhe puna na mungon;Aq herëShpërfillim vuajtjet, e… pa pyeturpër mungesat më jetike,turremi si të çartur nëpër sheshe e salla,ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e përrallaDhe i shoqërojmë ato me duartrokitjeDoemos dhe me të paharruarat brohoritje…
15.Sa herëKrimi e maskat na nxijnë jetën.e mitmarrjet na përthajnë “kuletën”;Aq herëPërgëzojmë partiakë e pushtetarë,Si të dehur nga pije magjike…Të etur për duartrokitjeTë etur për brohoritje.
16.
KësoherePrisnim:duartrokitjebrohoritjett’mbeteshin rudimente.Mjaft më…ne dhe rregjimi genjyem vetvetenNa mbetën nëpër këmbë…Po, pse, vallë?E shpjegon një thënie mençurore:“Nëse ngjyra e qimes ndërrohet shpejt,Zakoni nuk harrohet krejt…”Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,Ndaj nuk reshtin brohoritjet.
17.
GjithëherëNe kryelartët e Shqiponjës zemërfurrëkemi qenë të paepurit krenarë në rritje..Por shpeshherëS’merret vesh si tjetërsohemi si moskurrëe rikthehemi si me një joshje magjiketek të fantaksurat duartrokitje,tek të kotmëkotshmet brohoritje…
18.
PërfundherëAs duhet të shmangim veten nga marrëritë?As duhet të shohim përpara në liri e dritë?PërgjithherëLe t’i çlodhim te gjorat shuplaka,Le t’i çlirojmë gurmazet e ngrata.Pa rënë në “kurthin” e qetësisë Olimpike:Mjaft më me bajatet duartrokitje!Mjaft më me delirantet brohoritje!Veç…atje e atëherë, kur duhet,t’i qesim energjike!
Epilog.
E pse të mos i ruajmë emocionetpër të Shqiponjës fluturime jetike?Veç, ama..Vetëm kur të kemi shëndet, paqe, begati,Veç, ama,kur në të vuajturën Shqipëritë shohim e njohim vetëm ngjitjebrenda të së pranishmes LIRI…
Korrik-gusht 2008
Tercina për Gurrën e KONCKËS(Nga Jorgo S. TELO)
Gurgullo ndën gurë, o Gurrë,Gurgullimën mos resht kurrë!Pranë teje u bëra burrë…
Me atë ujë argjendiBekimi Zotit të gdhëndiTe ky vend, rrëzë një shkëmbi.
Fshati im, Koncka nën ThargNdër shekuj mburret me hakMe një GURRË e një ÇALAK…
Ky blerim që mbulon KonckënNgjan sikur zileps gjithë botën.Ç’mrekulli, ta duash tokën!
Po e do tokën me shpirtAjo të fal mrekullit’Edhe jetën ta përndrit.
Toka e Konckës – jetëplotUron Gurrën jetë e mot.Nga shoshoqja s’ndahen dot.
Me ujët e Gurrës n’ behar,Me djersn’ e konciotëve si arToka nxjerr margaritar…
Kam thurur dhe këngë për ty,Gurrë e shtrenjtë, ujëflori!Sa mall kam të t’shoh me sy!
Të jem mirë me shëndetT’i ndreqi rrugët ky shtet,Do të vi më shpesh e shpejt.
Gurgullo ndën gurë, o gurrë,Je për Konckën Shenjt – Ogur*Mos t’u sostë kënga kurrë!
*Ogur = fat i mirë.




