Kam parë gra,çdo ditë vriten pa u parë,Mbyllur në burgun shtëpi me dritare.Ka që gjithë jetën, ato mbeten vrarë ,Pa një dritë shprese jetës për ti marrë.

Ka gra, që vriten nga pesha e jetës,Gatuajnë e lajnë,marrin shpërblime.Fjalës ti japim peshën e së vërtetës,Heshtjen, kyçur shpirtrave burgime.

Kam parë burra më kollare veshur,Që më janë të larë nga duart e saj.Por përballë tyre, kurrë të qeshur,Thua se, pastërtia na qënka një faj.

Kam parë, dhe çfar nuk kam parë,Burra të larë e nga gratë hekurosur.Që fjalën e lëshojnë, rrobë të pa larë,Më plumba lëndimesh ato nakatosur.

Fjalën e lëshojnë gjithmonë pa kamatë,Dhe pse kapistallin qafës mbajnë gravatë..