Jeta eshte nje liber i pashkruar, dhe ky liber pret qe cdo dite te shkruhet nga ne.Disa e shkruajne bukur disa e zhgaravisin e te tjeret e lene bosh, ashtu te bardhe.
Po une cfar bera me librin tim, e shkrojta, e zhgaravita apo e lashe bosh? Kam bere vetem dy gjera, kam zhgaravitur librin tim dhe me pas e kam lene boshn, shume faqe te lena bosh.E mendoni dot sa liber i shpifur………..i lene bosh, me pas disa zhgaravina, po kush ka interes ta lexoje kete liber? - Asnje, madje dhe une kur i kthehem per ta pare, nuk arrij dot ta hap.Nuk mundem ta shfletoj dhe jo me ta lexoj…Kam frike ti lexoj ndonjehere, me lendon nje liber i tille, nuk e lexoj dot. Imagjinoni sa guxim kam per tia treguar dikujt tjeter kete liber. Bosh……………si shpirti im……….Zhgaravina si jeta ime, si ndodhite e jetes sime………..Jo, genjeva ka dhe nje pjese te shkruar bukur por ato jane shume pak madje mund te them, qe eshte vetem kopertina e librit.
Eshte zhgaravitur ky liber, u la dhe bosh, u be si u be……po tani cfar ndodhi me te? - E kyca ne zemren time, e vendosa thelle ne brendesine e saj, e bera kete se nuk mundem tia jap dikujt tjeter per ta lexuar dhe per te me dhene mendimin e vet, nuk mundem ta bej nje gje te tille, kam frike se ai qe do e lexoj do largohet nga frika, se mos behet pjese e zhgaravinave dhe boshllekut
Ndonjehere me lendon madje me vret fakti, qe une nuk dita ta shkruaja bukur librin tim.Por kam nje frike brenda meje, ajo sme lejon ta bej kete, kam frike……….. kam frike se pas asaj fjalie te bukur do jene me te shumta zhgaravinat e pastaj une nuk do te mundem me……….
Me vjen cudi ndonjehere me veten, pse librin tim e kam lene bosh te zhgaravitur kurse lbrat e njerzve qe me rrethojne dua qe te jene te shkruar bukur.Dua qe ne ato faqe ku une jam pjese perberse te jene faqet me te bukura te librit.E cuditshme apo jo??Te jetosh per te bere te tjeret qe te kene librat e shkruar me bukur se ty, dhe akoma me e cuditshme kjo gje te jete gjeja qe ty te ben te ndjehesh mire……………
Që te me njohesh mua mjafton te lexosh shkrimet e mia, kur ndjehem mire apo keq me pelqen qe ndjesite e mia ti shpreh nepermjet te shkruarit.Pasioni me i bukur i jetes sime.........