Pamë dritë edhe në errësirën e thellë,Prekëm diellin edhe në gjysmën e natës,Shkëlqeu hëna edhe në mesditë,Me 28 Nëntor u valëvit Ditë e Pavarësisë

Puthëm ëndrrën,Iliri,tokë e bekuarShqipëri,500 vite e cunguar,Tokë shqiptare me gjak e ujitur,Kështjellë Iliriane në piedestal ngritur.

28 Nëntorin e kemi skalitur në gurin e lashtë,Dashurinë më të madhe kombëtare,Flamurin me Shqiponjën krenare,Do jetojmë dhe vdesim për trojet shqipëtare!