Stërmundim,vuajtje e lodhje pa mbarim,Ka sot shekulli,që ecën drejt shkatërrimit...Mërzitet e dëshpërohet deri në amshim,Nga shëmtitë agresive që lëndojnë njerëzinë.
E kaplon nervozizmi,hipertensioni,Deri në zhgënjim të ekzistencës!Kur i varet në sy buzëqeshja e gënjeshtërt,Pështiroset nga mashtrimet e eunukëve...
Për çdo ditënatë,e hirtë kjo përditshmëriJeta,Uni,ku...nuk e di,nuk e di.....




