Me dritë e dashamirësi të palëkundurVështroj e buzëqesh me vërtetësi.Ulem dhe eci lirshëm pajtuar këndshëm,Kaq fshehurazi e kaq hapur,Kaq fëmijërisht e kaq misteshëm.

Kaq vërtetësisht vështron dhe ecënVetëm njeriu që ka depërtuarNë më të madhen thellësi të vetvetës.Aty ku prehet uni,Dhe preket aroma e etjes.

Unë e bëra një rrugë të tillë,Me moton e urtësuar,Me të vetmin përballim,Të ulja sytë para vetës.Udhën e shpëtimit mbi mua ,Të shoh të kthjelltësuar.

U bëmë një, unë dhe hija ime,Mësova se fitova shpërblime,I dhruova vetës – VETËN TIME!...