Vrapon gjogu i mendimeve të bardhaBashkë me erën e shiut dhe lutjeve,Në trupin e shtegëtuar si në pranverë dardha,U lëshuan shpirtrat në ishullin e zbutjeve.

Tingulli vinte i kapitur nga dihama e pritjes,Me melodinë e erës së malit,me shushurimën,Me flakën e ndezur si pishtarë rrugëdrejtues,Me rrufepritësin,që lufton me vetëtimën.

Shpirtrat u bashkuan vetëtimthi sërish,Të heshtur u derdhën në njëra - tjetrën.I ulëm fletët si gjithmonë brishtësisht,Puthja e sotme kerkon me të vjetrin.

Të zgjohemi në mbretërinë e qirinjve,Të ngarendim me fytyrën e hyjnisë.Shenjat e lëna nga nje rreshqitje stuhije,T’i ngjyrosim me tingujt e melodisë.

Të mos mekatnojmë,t’i vëmi nje shtup gojës,Të nemitur të mos heqim dorë, të hapim sy,Ta përulim egon,të ulet serish mbi ne besimi,Mbi gjithçka të ngadhnjejë qëllimi, që kemi të dy.

Erdha i dashur me gjogun, që erdhi me hingëllimë,Erdha që qirinjtë e shpirtit ti mbajmë ndezur- pishë.Drita e saj të jenë mëngjese që sjell lumturinë,Së bashku të ruajmë mbreterinë e dashurisë.

Të dehemi nga jehonat e zërit të lumturuar,Ta jetojmë jetës sikur është vetëm një ditë,Gjethet e ndjenjës të lulëzojnë si pema,Edhe pse është vjeshtë,mbi ne kemi perenditë.

Erdha hipur mbi gjogun e bardhë dhe të mbarë,Aromën e pranveres sjell dhe në vjeshtë.Me flladin e malit, me buzën e mjalit ngjyrë - ar,Vargun e fjalës tënde mbi trup e mbaj vesh.

Andaj dhe ndjehem e vargut mbretëreshë.