Në hije të mendimit për një çast dremitNën pemën e shelgut të vogël flokëlëshuar,Një llambë dëshire ëmbëlsisht më ndritPërmbi kurmin tënd, të bukur, të praruar.

Ujvara e flokëve mbi gjoks është derdhurNën dritën e hënës që fshihet e flet,Unë i hutuar, i tëri i kredhurNë ndjenjën tënde, që më përkund leht.

Era fryn nga vitet, dhe pemën e tund,Pemën e kujtesës, një suvenir të rrallë,Zogjtë e dëshirës i shtyn e i humbNë liqen të viteve, që shfaqen me mall...

Një flaut magjik thellë në shpirt më kall...